Castlevania: Bloodlines është e vetjma lojë e prodhuar për Mega Drive/Genesis. Ajo u krijua dhe publikua nga Konami fillimisht doli në Amerikën e Veriut më 17 mars 1994.
Njësoj si të gjitha lojërat e serisë me të njëjtin emër lojtari avancon në nivele të ndryshme duke mbledhur diamante. Në ndryshim nga lojërat e tjera historia nuk zhvillohet në kështjellën e Drakulas dhe as në Rumani, por në qytete si Athina, Pisa dhe shtete si Franca dhe Gjermania.
Dy janë personazhet kryesorë të quajtur John Morris, i lindur më 12 dhjetor 1895 në Teksas dhe Eric Lecarde i lindur më 3 maj 1892 në Sevogia , Spanjë. Castlevania: Bloodlines mori shumë censura për shkak të natyrës së egër që kishte dhe gjakut.
Gjithashtu u bënë shumë ndryshime për rajone të ndryshme të Australisë dhe Europës ku elemente si gjaku u ndërruan me ujë.
Loja mori përgjithësisht vlerësime të mira. GamesRadar e klasifikoi lojën në vendin e 8 në një liste prej 25 titujsh më të mirë për këtë platform ndërsa GameRankings e vlerësoi me 81.88%. (GameWorld Albanian)