Lojërat

Carnivores

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Carnivores

Carnivores është një lojë me qitje në veten e parë e krijuar nga Action Forms dhe e nxjerrë nga Wizardworkds Software në vitin 1998.

Loja është e para në serinë me të njëjtin emër.

Historia vendoset në një të ardhme të largët, ku shkenca ka avancuar shumë dhe kërkon për planete të reja.

Një nga planetet e zbuluara i ngjason shumë planetit Tokë, por në kohën e dinozaurve në epokën mesozoike.

Gjithsesi lajmet për këtë planet përhapen shpejt edhe pse është shumë e vështirë për tu kolonizuar, një anije ekspoluese niset drejt ketij planeti.

Lojtari merr kontrolln e një prej pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes eksploruese, dhe duhet të përballet me dinozaurët. Sa më shumë vret, aq më shumë pikë mbledh dhe aq më shumë trofe fiton.

Loja është e bazuar në sistemin e eksperiencës dhe të niveleve, ku pasi kalohet një nivel më i lehtë, shkon te një më i avancuar.

Dinozaurët janë atë që njihen edhe në ditët e sotme, pra nuk ka ndonjë specie të re.

Lojtari shfrytëzon gjithsej 3 lloje armësh, shotganin, shigjetat dhe snajperin.

Lajmet e fundit>