Lojërat

Capcom lanson setin e shahut Street Fighter

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Capcom lanson setin e shahut Street Fighter
Do të jenë vetëm 5000 punime, si një punim për 25-vjetorin e Street Fighter, dhe secila kushton 300 dollarë, por sigurisht duket e shkëlqyer. Gurët metalikë janë një ndërtim argjendi të ngjyrosur si me kallaj dhe paraqiten disa luftëtarë të ndryshëm. Shahu vetë është i madh 18”x18” (inç) e ndërtuar si në një pllakë qelqi e tymosur, duke pasë parasysh ngjyrën e saj.

Ajo vjen bashkë e paketuar në një kasë druri e cilësisë së lartë dhe një logo e madhe e Street Fighter 25th Anniversary. Karakteret e përfshira në shah janë Ryu dhe M. Bison (mbretërit), Chun-Li dhe Juri (mbretëreshat), Ken, Guile, Balrog dhe Vega (oficerët); E. Honda, Blanka, Rolento dhe Akuma (Kalorësit); Dhalsim, Zangief, Sagat dhe Seth (torrat) dhe grushtat e Ryu dhe kafkat me krahë të Shadaloo (ushtarët). (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>