Lajme lojërash

Candy Crush Saga arrin 500 milion shkarkime në Facebook, iOS dhe Android

Nov 16 2013
0 Shpërndarje
Candy Crush Saga arrin 500 milion shkarkime në Facebook, iOS dhe Android

Zhvilluesi i lojërave për rrjetet sociale King ka deklaruar se Candy Crush Saga është shkarkuar mbi 500 milion herë në Facebook, iOS dhe Android.

Gjatë këtij viti, kombinimi i tre elementëve të njëjtë është kthyer në një fenomen ndërkombëtar. Loja ka mundur të krijojë varësi tek lojtarët nëpërmjet mekanizmave tërhqëse të saj si dhe strukturës pa pagesë.

Në ditët e sotme është e rrallë që të mos hasësh njerëz në trena ose autobuza duke luajtur këtë lojë në smartfonin e tyre.

Sipas King, 1 në 23 përdorues të Facebook-ut është fans i Candy Crush Saga në mbarë botën. Për të festuar këtë sukses zhvilluesi ka njoftuar se në javët në vazhdim do të publikojë përmbajtje të re dhe do të ofrojë shpërblime brenda lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>