Lojërat

Call Of Juarez: Bound in Blood

Sep 16 2012
0 Shpërndarje
Call Of Juarez: Bound in Blood

Call Of Juarez: Bound in Blood është një lojë në veten e parë me tematikë Western e vendosur në vitet 1864-1866. Call Of Juarez: Bound in Blood u lajmërua në 14 janar 2009 dhe përdor Chrome Engine 4. Loja u krijua nga Techland dhe u publikua nga Ubisoft.

Historia e lojës është parardhëse e lojës Call of Juarez e cila doli në vitin 2006 për Microsoft Windows dhe në 2007 për Xbox 360. Loja ka dal për Microsoft Windows, Playstation 3 dhe Xbox 360 në 30 qershor 2009.

Sipas krijuesve, Call Of Juarez: Bound in Blood kishte në plan të krijonte eksperiencën më të mirë në një lojë të atmosferës Western. Elemente të lojës përfshijë duele, armë të vjetra, të jashtëligjshëm,dalje nga burgu si dhe konflikte me indianë.

Loja ka dy personazhe Ray dhe Thomas. Historia e lojës fillon në luftën civile në Amerikë, dhe vazhdon më tutje me aventurat e dy vëllezërve në vende të ndryshme të Amerikës Veriore. Para secilit mision lojtari mund të zgjedhë se cilin prej dy vëllezërve do të përdorë.

Edhe pse historia e lojës është paksa e shkrurtër, çdo vëlla ka një efekt të ndryshëm në lojë. Gjatë lojës secili merr rrugën e vet në misione të ndryshme me qëllim përfundimin e tij. Në fillim loja ndjek një histori të caktuar, por pas disa misioneve krijohet botë e hapur ku lojtari mund të bëjë misione të vogla për të fituar para. Në fundin e çdo misioni lojtari do të ketë një duel ma kapon e bandës së atij misioni.

Armët në lojë janë ato ti shekullit të 19, gjithsesi nuk ka mushqetë, armët të cilat ishin më të përdorshmet gjatë luftës civile. Lojtari mund të zgjedhë ndërmjet tipeve të ndryshme të pistoletave, shotganeve si dhe artilerive të rënda. Gjatë lojës janë gjithashtu të disponueshme edhe topat, ku përveç këtyre lojtari mund të përdori gjithashtu thika dhe harqe.

Call Of Juarez: Bound in Blood mori një pjesë të mirë me vlerësime pozitive. Metacritic i dha versionit për PC 79%, ndërsa atij për Xbox 78.52%. GamesSpot kritikoi kohëzgjatjen e shkurtër të lojës, por i vlerësoi ndjesinë e veçantë që të jep si Western. IGN vlerësoi prezantimin dhe kolonën zanore, por kritikoi mungesën e diversitetit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>