Lojërat

Call of Duty

Nov 16 2012
0 Shpërndarje
Call of Duty

Call of Duty është një lojë me qitje e vetes së parë e krijuar nga Infinity Ward dhe publikuar nga Activision në 2003. Loja kombinon ushtrinë këmbësore dhe atë të shumëfishtë të Luftes së Dytë Botërore.

Loja përdor makinerinë Quake III: Team Arena. Në 2004 ajo u shoqërua nga një version shtesë i quajtur Call of Duty: United Offense u krijua nga Activision dhe Gray Matter Interactive me ndihmën e Pi Studios. Call of Duty është e ngjashme me Medal of Honor pasi përbëhet nga mënyra campaign dhe atë të misioneve.

Gjithsesi, ndryshe nga Medal of Honor, historia nuk shikohet vetëm nga pikëpamja e një ushtari amerikan, por nga i një britaniku dhe rusi gjithashtu. Loja ishte paksa e pazakontë në atë kohë pasi përfshinte bashkëpunime me kompjuterin që përfaqësohej nga ushtarë të tjerë përgjatë historisë së lojës.

Kompjuteri do të mbështesë lojtarin gjatë misioneve si dhe gjithashtu do ta mbrojë. Kjo është gjithashtu një karakteristikë më realistike pasi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ushtarët luftonin në grupe dhe jo vetëm siç e tregon Medal of Honor. Gjithsesi ekzistojnë dhe ato misione kur luhet vetëm.

Loja ka 3 pjesë histori të ndryshme, atë amerikane ku merret roli i Joey Martin, atë britanike ku luhet si Jack Evans dhe ajo ruse ku luhet si Alexei Ivanovich. Call of Duty fitoi çmimin si loja e vitit 2003 nga shumë analistë.

Loja fitoi gjithashtu çmimet Computer Game of the Year dhe Computer First Person Action Game of the Year. IGN i dha notën 9.3 nga 10 dhe Metacritic e vlerësoi me 91.7%. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>