iOS

Call of Duty Strike Team vjen për iOS

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Call of Duty Strike Team vjen për iOS

Gjatë të shtunës, Call of Duty Strike Team u lëshua për iOS.

Ky version sjell një stil tjetër të lojës në pajisjet që kanë ekran të ndjeshëm me prekje në krahasim me lojën COD për konsollë dhe versionet për Android dhe Kindle Fire të lojës pritet të lëshohen në një datë më vonë.

Brenda Call of Duty Strike Team ju duhet të kontrolloni një skuadër me ushtarë me loadout dhe i udhëheq ata në shumë ambiente, duke përdorur lojën e bazuar në skuadër. Loja iu mundëson lojtarëve që të ndërrojnë shikimin nga koordinatat dhe të ekzekutojnë sulmet e juaja dhe loja përfshin dy forma, forma e Fushatës dhe forma e Mbijetesës.

“Ky është viti 2020. Janë acaruar marrëdhëniet mes superfuqive botërore. Në një sulm të befasishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjejnë veten në një luftë me një armik të panjohur. Misioni juaj është që të udhëhiqni një Skuadër të Bashkuar për Operacione Speciale në një përpjekje globale për të gjuajtur ata që janë përgjegjës.

FORMA E MBIJETESËS – Përjetoni një fushatë në pamje 3D, të mbushur me momente epike, kinematike në lokacione të ndryshme përreth botës.

FORMA E VËZHGIMIT – Vendosni shkathtësitë e juaja në testim teksa ju lufton valët e armiqve që në gjithnjë e më shumë forcohen. Garoni kundër familjes, shokëve dhe komunitetit Call of Duty: Strike Team për dominim në bordin e liderëve.”

Call of Duty është në dispozicion që tani nga dyqani iTunes i Apple për 6.99 dollarë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>