Lojërat

Call of Duty: Ghosts do të përfshijë kontrollimin me zë

Sep 12 2013
0 Shpërndarje
Call of Duty: Ghosts do të përfshijë kontrollimin me zë

Producenti ekzekutiv i Call of Duty: Ghosts, Mark Rubin, ka treguar për OMX që versioni Xbox One do të përfshijë mundësinë e kontrollimit me zë nëpërmjet Kinect-it.

Studioja po ashtu sheh “shumë mundësi” për të hulumtuar lojën që kontrollohet me zë, të cilën gjë planifikon që ta bëjë në të ardhmen.

“Ne jemi duke i bërë disa gjëra, ende duke mos i përmendur ato,” ka treguar Rubin së fundi. “Ka të bëjë pothuajse me menu, kështu që ju mund të punoni me Kinect – që është një gjë e madhe që Microsoft është duke e shtyrë. Ne duhet të shohim se ku vjen përpara se të kërcejmë ne në të.”

Rubin konfirmoi që derisa poseduesit e Xbox One do të jenë në gjendje që të navigojnë përgjatë ndërfaqes së lojës këtë vit duke përdorur zërin, studioja nuk e ka konfirmuar ende ndonjë vendim përfundimtar rreth asaj se sa dëshiron që të shkojë me funksionimin e Kinect, por pranoi që ka shumë potencial.

“Ne kurrë nuk kemi qenë ndërmarrja që mendon që duhet të jetë e para në linjë për teknologji,” tha ai. “Është gjëja për breshkën dhe lepurin, dhe ne më me gjasë do të ishim breshka, të kalojmë kohën tonë në teknologji dhe të sigurohemi që është e duhura.

“Kështu që ne ende nuk kemi kërcyer në atë, por disa gjëra vërtet interesante erdhën, disa ide interesante – veçanërisht zëri, ka shumë potencial për zërin në lojë dhe unë jam duke shpresuar që ne mund ta hulumtojmë atë. Nëse do të përshtatet kjo në këtë lojë, unë nuk jam 100 për qind i sigurt, por sigurisht që në të ardhmen, unë mendoj se do të ketë disa gjëra vërtet të shkëlqyera atje,” tha ai. Call of Duty: Ghosts pritet të lëshohet në Xbox 360, Xbox One, PlayStation 3, PlayStation 4, Wii U dhe PC më 5 nëntor. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>