Lajme lojërash

Call of Duty: Ghost do të dalë në nëntor

May 2 2013
0 Shpërndarje
Call of Duty: Ghost do të dalë në nëntor

Loja më e re në serinë Call of Duty quhet CoD: Ghost raportohet se do të dalë më 5 nëntor.

Ky lajm vjen sipas një postimi në uebfaqen e njohur IGN. Lajmi përputhet me disa listime që dolën para disa kohësh nga Target and Tesco, të cilat janë pika shitje shumë të famshme për lojëra.

Loja mendohet se do të krijohet në Infinity Ward. Activision ka nxjerrë një trailer të krijuar nga një fans i serisë në uebfaqen e vet.

Posteri i publikuar i ngjason shumë personazhit Simon “Ghost” Riley i cili doli në Call of Duty: Modern Warfare 2.

Platformat për të cilat do të dalë CoD: Ghost nuk janë bërë akoma të ditura. Gjithsesi mendohet se do të krijohet për ato të gjeneratës së ardhshme. Activision mendohet se do të lajmërojë lojën zyrtarisht më 1 maj. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>