Lojërat

Call of Duty: Black Ops sjellë mbi 1 miliard dollarë të hyra

Dec 22 2010
0 Shpërndarje
Call of Duty: Black Ops sjellë mbi 1 miliard dollarë të hyra

Ne e dinin se loja do të ishte e suksesshme , por nuk e kemi pritur që të arrijë deri në këtë mas sa të thyej një rekord të shitjes.

Activision përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Call of Duty: Black Ops ka tejkaluar edhe Modern Warfare 2 në departamentin e shitjeve, dhe deri tani e ka kaluar mbi 1 miliard dollarë në shitje në të gjitha platformat.

Në vetëm pese ditët e para loja ka arritur të fitojë të hyra në vlerë prej mbi 650 milion dollarë në mbarë botën, dhe në këtë mënyrë loja vendos një rekord të ri për pesë ditët e para të shitjes në nivel botëror.

Sipas vlerësimeve të brendshme të Activision dhe boxofficemojo.com loja e ka tejkaluar rekordin e mëparshëm pesë-ditor të Activision ne mbarë botën prej 550 milion dollarë, që është vendosur nga Call of Duty: Modern Warfare 2.

Deri më sot, më shumë se 600 milionë orë kanë qenë të regjistruar duke luajtur Call of Duty: Black Ops që kur loja shfaqi praninë e saj në treg më 9 nëntor, 2010. Sipas Activision, një lojtar luan me shumë se një herë në ditë dhe më shumë se një orë. Mbi gjysma e asaj kohe është shpenzuar duke luajtur online me dhe kundër miqve, duke ilustruar karakteristikat unike sociale të lojës. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>