Lojërat

Call of Duty: Black Ops arrin në 650 milion kopje të shitura

Nov 18 2010
0 Shpërndarje
Call of Duty: Black Ops arrin në 650 milion kopje të shitura

Call of Duty Black Ops nga Activision ka arritur të përfitojë 650 milion dollarë të hyra gjatë pesë ditëve të para sa ishte në shitje. Kjo natyrisht është një shifër rekorde dhe e rëndësishme për të mirën e industrisë së argëtimit.

Activision thekson se numri ka thyer rekord të shitjeve të sektorit të box Office, librave dhe video lojërave, në një afat pesë ditorë të shitjes anembanë botës, që do të thotë se Black Ops është loja me lansimit më të madh argëtues në histori të tregut të lojërave.

“Call of Duty është bërë prona e parë argëtuese në histori që ka bërë një rekord pesë ditor të lansimit për dy vite me radhë një pas një në të gjitha format e argëtimit” shtoi CEO i Activision Blizzard Bobby Kotick. Modern Warfare 2, loja e fundit Call of Duy e kompanisë, ka mbajtur rekordin e mëhershëm në një vlerë prej 550 milion dollarë në pesë ditë shitje.

Microsoft dhe Sony që të dy kanë shprehur dëshirën që të shesin versionet e tyre të ngjarjeve. Sipas Microsoft, mbi 5.9 milion multiplayer orë janë luajtur në Black Ops dhe ato janë regjistruar vetëm në ditën e parë, ndërsa 2.6 milion lojtarë unik kanë luajtur lojën gjatë të njëjtës ditë. Sony nuk ka shprehur dëshirën për të përshtatur figurat, por pretendon se loja është duke “shtyrë trafik të paprecedent në Playstation Network” dhe ka bërë thirrje që versioni PS3 i përvojës online të paraqitet gjatë festave të fundvitit.

Lëshimet dhe përditësimet e shpejta nga Activision

Activision gjatë ditës së sotme ka shpalosur një grusht arnimesh për këtë first-person-shooter të mbushur me disa vrima që teorikisht do të duhej të mos ishin fare të pranishme në lojë pas debutimit në treg. Lista e plotë e përditësimeve përfshin disa përmirësime në beteja me ekipe, përmirësim të sistemit që grupet të mos ndahen, ndryshime në klientserver, përditësimi i zërimit, etj.

Activision ka theksuar se përditësime tjera pritet që të paraqiten në të ardhmen e afërt.

 

Lajmet e fundit>