Lojërat

Call of Duty 3

Nov 21 2012
0 Shpërndarje
Call of Duty 3

Call of Duty 3 është një lojë me qitje në veten e parë, si dhe loja e tretë e serisë Call of Duty. Loja doli fillimisht në 7 nëntor të viti 2006 dhe bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore.

Call of Duty 3 doli për PlayStation 3, Xbox 360 dhe Wii. Kjo ishte një ngal ojërat e para që doli për PlayStation 3 dhe Wii në Amerikën Veriore, Evropë dhe Australi. Është gjithashtu loja e vetme nga seria që nuk doli për platformën PC.

Loja është me kapituj, ose e tipit Multiplayer. Ajo me kapituj tregon për sulmin në Normandi nga Anglezët, Kanadëzët, Polakët, Amerikanët si dhe Francezët.

Në versionin Multiplayer loja zhvillohet nëpërmjet njerëzve online, dhe është e formave të ndryshme. Lojtarët ndahen në dy skuadra, Aleatët dhe Nazistët.

Loja mori vlerësime positive. IGN i dha notën 8.8 ndërsa gameSpot notën 8.5. Që sa doli CoD 3 arriti një numër të madh shitjesh dhe deri në 3 shkurt të 2007 ato numëroheshin në 2 milionë kopje. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>