Lojërat

Call of Duty 2

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Call of Duty 2

Call of Duty 2 është një lojë me qitje në vetën e parë si dhe loja e dytë në serinë Call of Duty. Loja u krijua nga Infinity Ward dhe u publikua nga Konapi në Japoni dhe Activision në pjesën tjetër të botës.

Loja doli më 25 tetor 2005 për PC dhe më 22 nëntor 2005 për Xbox 360 në Evropë, Australi, Amerikën Veriore dhe më vonë në Japoni. Versione të tjera përfshijnë ato për celularë dhe Pocket PC.

Loja përqëndrohet në Luftën e Dyte Botërore dhe tregon historinë e 3 ushtarëve: një nga Ushtria e Kuqe, një Amerikan dhe 2 Angleze. Loja ka 4 kapituj të ndryshëm të ndarë në 3 histori me një shumë totale prej 27 misionesh. Activision lajmëroi zyrtarish për daljen e lojës më 7 prill 2005.

Ndryshimi më i madh në lojë ishte shtimi i jetës, një karakterisitkë e ngjashme me lojërat e serisë Halo. Ndryshime të tjera përfshijnë indikatorë granatash që priten të shpërthejnë. Loja mori vlerësime positive.

Kritikët vlerësuan grafikën e avancuar të lojës si dhe gjithashtu zërin dhe sistemin e jetës. Versioni për Xbox 360 shiti mbi 250 mijë kopje në javën e parë, dhe 2 milionë kopje deri në janar të vitit 2008. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>