Lojërat

Call of Cthulhu: Dark Corners of the Earth

Jul 11 2012
0 Shpërndarje
Call of Cthulhu: Dark Corners of the Earth

Call of Cthulhu: Dark Corners of the Earth është një lojë horror-mbijetesë me pamje në vetë të parë e zhvilluar nga Headfirst Production dhe e publikuar nga Bethseda Softworks, në bashkëpunim me 2K Games për PC dhe Xbox dhe Xbox 360 në 24 tetor, 2005. Versioni për PC u lansua më 27 mars, 2006.

Loja është e bazuar në punën e Howard Phillips Lovecraft, autorin e The Call of Cthulhu. Edhe pse loja ka marrë vlerësime të mira nga kritikët, ajo ishte një dështim tregtar. Të paktën 2 deri 3 seri lojërash Cthulhu Mythos ishin planifikuar nga Headfirst Production, përfshirë dhe serinë direkt pas saj të Call of Cthulhu: Destiny’s End, e cila u ndërpre. Për shkak të zhvillimit të gjatë të Dark Corners of the Earth, e cila ishte e njoftuar zyrtarisht për lansim në 2001, u ndalua pasi kompania nuk gjeti një publikues në 2006 duke sjell kështu falimentimin dhe likuidimin e Headfirst.

Loja karakterizohet nga modeli HUD (Heads-up Display). Kushtet e lojtarit lidhen me zhurmën e rrahjeve të zemrës së tij dhe frymëmarrja, e cila bëhet më e rëndë kur lojtari lëndohet. Sistemi i shëndetit është dizenjuar për të qenë më real duke bërë kështu që lëndimet të ndryshme kërkojnë mjekime të veçanta, në krahasim me lojërat e tjera që përgjithësisht merr një Health Potion dhe shërohesh.

Detektivi Jack Walters, protagonisti i lojës, i cili shkon në Innsmouth, një qytet fiktiv në Angli, në kërkim të një personi të humbur, Brian Burnham, në këtë qytet të çuditshëm dhe ksenofobik. Jack humb shëndet kur shikon direkt në disa aspekte të lojës si trupa të vrarë, muzikë shpërqëndruese apo çdo detaj tjetër jo të mirë. Jack gjithashtu sjell me vete shenja skizofrenie, dëgjimin e zërave të ndryshëm në kokë dhe nëqoftëse këto bëhen shumë të forta mund ta detyrojnë lojtarin të bëjë vetëvrasje duke sjell Game Over.

Loja karakterizohet nga pjesë si fshehja, ku lojtari mundohet t’u shmanget banorëve të çuditshëm në fillim të lojës, eksplorime edhe luftim me armë. Si çdo lojë horror, edhe këtu municionet janë të kufizuara dhe duhet përdorur me kujdes të madh. Vendet e shënuara me një shenjë të quajtur Elder Sign shërbejnë për të ruajtur lojën.

Shumica e armëve në lojë bazohen në ato të vërtetat si Smith & Wesson M1917, Colt 1911, shotgun, M1903 Springfield dhe një Thompson M1921. E vetmja armë e krijuar është ajo me energji e quajtur Yithian. Loja është shumë e preferuar nga të apasionuarit pas tipeve Horror dhe përshkruhet si një nga më të frikshmet, edhe pse Amnesia-s nuk i afrohet shumë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>