Lojërat

Call of Duty: WWII rikthehet në Luftën e Dytë Botërore më 3 Nëntor

Apr 27 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë sot pas një dekade nga Modern Warfare, Activision konfirmoi titullin e ri Call of Duty: WWII me trailerin e paraqitur mëposhtë. Call of Duty: WWII rikthehet në Luftën e Dytë Botërore më 3 Nëntor Photo Source: Call of Duty: WWII

Ka kaluar një dekadë që kur Call of Duty 4: Modern Warfare revolucionarizoi zhanrin “first person shooter.”

Activision hoqi dorë nga zhvillimi i këtyre lojërave bazuar në skenarët e luftrave të kaluara për të folur për një luftë të së ardhmes.

Megjithatë sot pas një dekade nga Modern Warfare, Activision konfirmoi titullin e ri Call of Duty: WWII me trailerin e paraqitur mëposhtë.

Edhe njëherë tjetër do të rikthehemi në Normandi, një skenar që e kemi pritur prej kohësh për të parë siduket ajo me teknologjitë moderne.

Lojtarët do të luftojnë nëpër Evropë duke ndjekur rrugëtimin historik të Divizionit të parë të këmbësorisë. Janë përfshirë edhe skenarët e Omaha Beach në D-Day, konfliktet në Aachen, Hurtgen dhe Beteja e Bulge.

Prej dy vitesh e gjysëm mëse 300 njerëz kanë punuar në këtë lojë u shpreh zhvilluesi Sledgehammer. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>