Lojërat

Burnout

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Burnout

Burnout është një lojë me gara e vitit 2001 e krijuar nga Criterion Games dhe e publikuar nga Acclaim për Playstation 2, Nintendo GameCube dhe Xbox.

Versioni për Playstation 2 doli në Amerikën Veriore më 1 nëntor 2001 dhe në Evropë më 16 nëntor 2001 ndërsa ai për GameCube në Amerikë më 29 prill 2002 dhe Evropë 3 maj 2002.

Burnout ishte loja e parë në gjithë serinë me të njëjtin titull. Loja kryesore në Burnout është Kampionati në të cilin ka ngjarje të ndryshme.

Në këto ngjarje lojtari konkuron kundër 3 ose 4 kundërshtarëve në pista të ndryshme. Numri i makinave nuk është shumë i madh, por përfshijnë një set të vogël kompaktesh, Sedan, Pickup dhe Muscle.

Burnout mori vlerësime positive me GameSpot që i dha notën 8 dhe IGN notën 8.6. (GameWorld Albanian)

Tags >

Burnout
Lajmet e fundit>