Lojërat

Burnout Paradise

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Burnout Paradise

Burnout Paradise është loja e shtatë në serinë Burnout. Ajo u krijua nga Criterion Games dhe u publikua nga Electronic Arts. Doli në janar të vitit 2008 për Playstation 3 dhe Xbox 360 si dhe më 5 shkurt 2009 për Microsoft Windows.

Ajo doli gjithashtu në Playstation Store në shtator 2008 dhe nëpërmjet Xbox Live Marketplace Games on Demand më 25 gusht 2009. Më vonë iu shtua librarive të Greatest Hits dhe Platinium Hits.

Ngjarja e lojës zhvillohet në botën imagjinare Paradice City. Kjo është një botë e hapur në të cilën lojtari mund të marrë pjesë në gara të ndryshme kundër inteligjencës artificiale apo edhe online kundër njerëzve të tjerë.

Që nga publikimi i lojës kanë dalë gjithashtu një sërë përditësimesh si përfshirja e motorave në lojë. Loja u prit mirë nga kritikët, me GameRankings që e vlerësoi me 88% dhe Metacritic me 88 nga 100.

Loja fitoi një sërë çmimesh në 2008 me Spike TV, Gametrailers dhe GameSpot që i dhanë titullin loja më e mirë me makina. (GameWorld Albanian)

Tags >

Burnout
Lajmet e fundit>