Lojërat

Burnout Legends

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Burnout Legends

Burnout Legends është një lojë nga seria Burnout e krijuar veçanërisht për PSP më 13 shtator 2005 dhe Nintendo DS më 29 nëntor të 2005.

Kjo lojë përmban shumë prej karakteristikave të njëjta nga 3 lojërat e para Burnout shumë prej të cilave janë të ngjashme me ato të Burnout 3: Takedown, si përdorimi i pistave të reja dhe të vjetra.

Në lojë duhet të mbarosh një seri garash për të hapur pista, ngjarje dhe makina të reja. Gjithsej në lojë ka 9 tipe garash: World Tour, Race, Eliminator, Face off, Time Attack, Burning Lap, Road Rage, Pursuit dhe Crash.

Gjithsesi janë një total prej 95 makinash të tipit kompakt, muscle, coupe, sport, super, race, dhe legend. Makinat mund të happen gjithashtu duke kryer ngjarje të ndryshme.

Loja mori vlerësime positive nga Metacritic.com me 86/100, nga IGN me 85/100 dhe GamePro me 90/100. (GameWorld Albanian)

Tags >

Burnout
Lajmet e fundit>