Lojërat

Burnout Dominator

Nov 16 2012
0 Shpërndarje
Burnout Dominator

Burnout Dominator është një lojë nga seria Burnout për Playstation 2 dhe PSP. Loja mban bërthamën ngaparaardhëset e veta në të cilën lojtari duhet të zhvillojw ngjarje të ndryshme nga një turne botëror.

Versionet e njërës platfomë nuk kanë ndërhyrje me njëra tjetrën. Kjo është e vetmja lojë Burnout e cila nuk u krijua nga Criterion Software si dhe loja e parë e serisë që nga Burnout 2: Point of Impact që nuk ka karakteristikën Crash Mode.

Gjatë kësaj kohë Criterion ishte e zënë duke punuar mbi Burnout Paradise dhe kjo ishte arsyeja që nuk u mor me këtë lojë. Gjithsesi kompania është e listuar në “krijuesit e lojës” në manualin e lojës si dhe gjithashtu në faqen zyrtare të Electronic Arts.

Parimi kryesor i lojës është rikthimi i “Burnout” ose nitro. Kjo shtysë është element kryesor në çdo ngjarje dhe gjatë kohës që është e aktivizuar pjesa e mbasme e makinës ka dritën blu te marmita.

Ngjarjet që përfshin loja janë Race, Road Rage, Eliminator, Burning Lap, Maniac, Grand Prix, Drift, Near Miss dhe Burnout Challenge. (GameWorld Albanian)

Tags >

Burnout
Lajmet e fundit>