Lojërat

Burnout 3: Takedown

Nov 11 2012
0 Shpërndarje
Burnout 3: Takedown

Burnout 3: Takedown është loja e tretë e serisë Burnout. Loja doli më 7 shtator 2004, e krijuar nga Criterion Games dhe e publikuar nga Electronic Arts.

Loja mori një vlerësim të mirë dhe tërhoqi një gamë të gjerë fansash. Një version për GameCube ishte i planifikuar, por nuk u realizua kurrë. Loja u vonua për publikim në 2003 pasi kompania që e kishte, Acclaim Entertainment, falimentoi.

Më tej loja u mor nga Electronic Arts dhe iu nënshtrua disa ndryshimeve. Ka 5 mënyra loje duke përfshirë 2 të tipit garë dhe 3 të tipit përplasje. Para çdo ndeshje lojtari zgjedh makinën që dëshiron në bazë të garës që ai merr pjesë. Për çdo garë lojatri merr medalje të cilat përdoret për të hapur material të ri në lojë.

Burnout 3 ka 173 ngjarje të ndryshme dhe 67 makina. Egziston gjithashtu një mundësi lojë online deri në 6 lojtarë. Loja mori vlerësime positive.

Metacritic i dha 93 nga 100 dhe 94 nga 100 përkatësisht versioneve të PS2 dhe Xbox. (GameWorld Albanian)

Tags >

Burnout
Lajmet e fundit>