Lojërat

Burnout 2: Point of Impact

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
Burnout 2: Point of Impact

Burnout 2: Point of Impact është vazhdimi i lojës Burnout. Loja u krijua nga Criterion Games dhe u publikua nga Acclaim.

Doli në vitin 2002 për PlayStation 2. Më vonë doli gjithashtu për Nintendo GameCube në prill të vitit 2003, ndërsa një vit më vonë doli për Xbox, por me grafikë të përmirësuar.

Qëllimi kryesor i lojës është gara në pista të ndryshme, ose vetëm ose kundër kundërshtarëve kompjuterikë. Pistat kanë trafik si dhe objekte të ndryshme që pengojnë rrugën.

Për të ecuar më shpejtë lojtari duhet të mbledhë shtys. Ato mund të mblidhen duke bërë manovra të rrezikshme si p.sh. të ecurit në anën e kundërt të rrugës. Loja ka një karakteristikë përplasje ku lojtari mund të shkaktojë dëmë kundrejt të tjerëve.

Loja u vlerësua nga Metacrittic me 89%, 88% dhe 86% për Gamecube, Xbox dhe PS2. IGN e quajti lojën një vazhdim të përkryer në çdo aspekt.

GameSpy tha se nëse GT3 është Dom Perignon, Burnout 2 është Jack Daniels. (GameWorld Albanian)

Tags >

Burnout
Lajmet e fundit>