Lojërat

Brutal Legend

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
Brutal Legend

Brutal Legend është një lojë aksion aventurë e krijuar nga Double Fine Productions dhe e publikuar nga Electronic Arts për Playstation 3, Xbox 360 dhe PC.

Loja doli në tetor të 2009. Loja tregon historinë e personazhit Eddie Riggs i cili ka zërin dhe është modeluar sipas Jack Black.

Ai transportohet në një botë magjike dhe ku luhet jashtëzakonisht shumë muzika heavy metal. Eddie bëhet shpëtimtari i botës duke i udhëhequr njerëzit kundër pushtuesve dhe duke shfrytëzuar kitaren dhe armë të tjera.

Loja është një hybrid aksion aventurë dhe strategji në kohë reale.

Ka dy llojë lojërash, atë single player dhe multi player si dhe gjithashtu përfshin zëra personazhesh shumë të njohur si Lemm Kilmister, Robb Halford dhe Ozzy Osbourne.

Loja mori vlerësime të miksuara duke vlerësuar vizionin që kishte ajo. GameRankins i dha 81.55%, ndërsa Metacritic 83/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>