Lojërat

Broken Helix

Mar 28 2013
0 Shpërndarje
Broken Helix

Broken Helix është një lojë me qitje për PlayStation e krijuar nga Konami dhe doli në vitin 1997. Loja ka një “4-D në kohë reale” duke lejuar aktivizimin dhe çaktivizimin e objekteve të caktuara në nivele më të larta të lojës.

Loja ka gjithashtu 4 histori të ndryshme, duke bërë që lojtari të mund ta përfundojë lojën në 4 mënyra të ndryshme. Personazhi kryesor i lojës është eksperti i eksplozivëve Jack Burton, i cili është nga divizioni i marinsave, ndërsa zëri i tij i përket aktorit të njohur Bruce Campbell. Babai i tij punonte në një bazë sekrete ushtarake të quajtur “Area 51” kur Jake ishte 9 vjeç.

Pas vdekjes së tij, qeveria mohoi çdo gjë për Area 51, por më vonë Jake merr një telefonatë nga një person që pretendonte se njihte të atin.

Nga aty fillon gjithçka. Historia zhvillohet në vitin 2026 dhe ka shumë elemente të së ardhmes. Loja mori vlerësime të miksuara me GameRakings që i dha 67.72%. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>