Lojërat

Borderlands

Aug 21 2012
0 Shpërndarje
Borderlands

Borderlands është një lojë në perëndimin e hapësirës, me pamje në vetë të parë (FPS), dhe me elementë RPG në të, që është e zhvilluar nga Gearbox Software për Play Station 3, Xbox 360, Microsoft Windows dhe Mac OS X, ku doli në treg për herë të parë më 20 tetor 2009.

Versioni për Mac OS X doli më vonë, në datën 3 dhjetor 2010 nga Feral Interactive.

Loja përfshin elementët e ndërtimit të një karakteri, duke u quajtur kështu nga Gearbox në “role-playing shooter”. Në fillim të lojës, lojtari zgjedh një nga 4 karakteret, secili me aftësi unike dhe armë të veçanta.

Karakteret janë: Roland the Soldier, Mordecai dhe Hunter, Lilith the Siren dhe Brick “si vetja”. Lojari gjatë lojës, merr pikë (skill points) të cilat i nevojiten për të rritur aftësitë e tij të luftimit.

Loja mund të luhet vetëm, por ajo suporton dhe mundësinë e të luajturit me persona të tjerë, ku ekrani ndahet deri në 4 pjesë.

Borderlands ka patur shumë kritika pozitive duke marrë një vlerësim 85.84% nga GameRankings për Xbox 360 dhe 83.76 për Play Station 3.

Loja e Borderlands u cilësua si e 35-ta nga lista e Top 100 të IGNModern Video Games. IGN i dha notën 8.8/10 ndërsa më të lartën e mori nga TeamXbox, 9/10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>