Lajme lojërash

Borderlands 3 nuk është akoma në zhvillim

Oct 15 2012
0 Shpërndarje
Borderlands 3 nuk është akoma në zhvillim

Borderlands 3 për momentin nuk është në zhvillim në Gearbox, sipas shefit të kompanisë Randy Pitchford. Ai deklaroi në Twitter: “Gëzohuni Internet.

Asnjëri nuk ka filluar të punojë në një vazhdim të Borderlands 2. Është interesante të flasësh dhe të mendosh, por aktualisht e gjitha puna është fokusuar në Borderlands 2 DLC, Aliens, etj.”

Komentet e Pitchford janë bërë në përgjigje të atyre të Anthony Burch, drejtuesi shkrues në seritë e Borderlands, i cili kohët e fundit tha se Gearbox ka filluar të mendojë rreth një serie të tretë të lojës.

“E qartë dhe një e vërtetë e thjeshtë: E vetmja punë zhvilluese në Borderlands që po ndodh tashmë është për Borderlands 2”,- rithekson Pitchford. “Anthony po fliste me mendjen e tij.

Të gjithë ne po mendojmë për këtë gjë dhe është shumë e bukur t’a mendosh. Por për momentin nuk ka asnj project, asnjë punë aktuale.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>