Lajme lojërash

Borderlands 2 shitet në më shumë se 6 milion kopje

Feb 9 2013
0 Shpërndarje
Borderlands 2 shitet në më shumë se 6 milion kopje

Take-Two Interactive ka publikuar informacione se loja e zhvilluar nga Gearbox Software – Borderlands 2 – po shitet njësoj sikurse është shitur në fillim të lançimit.

Take-Two Interactive në raportin e vet financiar ka publikuar të dhënat se Borderlands 2 deri më tani është shitur në më shumë se 6 milion kopje.

Ky rezultat impresiv është një ndër arsyet kryesore të fitimeve të kësaj kompanie që ishte 244% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Publikuesi i kësaj loje 2K Games gjithashtu ka zbuluar se këtë vit mund të presim edhe versionin retail Borderlands 2: Add-On Content Pack. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>