Lajme lojërash

Bond tërhiqet nga tregu

Jan 5 2013
0 Shpërndarje
Bond tërhiqet nga tregu

Actvision ka tërhequr nga tregu titujt me James Bond-in në rolin kryesor. Përveç në Steam, këto lojëra nuk mund të blihen as në Actvision Store.

Actvision për arsye të panjohura ka tërhequr nga shitja disa tituj të serialit James Bond. Më saktë, bëhet fjalë për titujt 007 Legends, Quantum of Solace dhe 007 Bllod Stone.

Përveç nga Steam, Bondët janë tërhequr edhe nga shërbimi dixhital distribues i Actvision-it. Duket se Actvision-it thjeshtë i ka kaluar licenca për distribuimin e këtij seriali.

Vetë seriali nuk është pranuar më së miri në treg. Kjo është veçanërisht e vërtetë për serinë e fundit 007 Legenda, e cila në Metacritic mori notë mesatare prej vetëm 45%, e po ashtu është një ndër arsyet që shtëpia zhvilluese Eurocom është mbyllur. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>