Lajme lojërash

BlueputDroid kontrollon PS3 ose PC me Android

Oct 8 2013
0 Shpërndarje
BlueputDroid kontrollon PS3 ose PC me Android

Android (ata që ia kanë bërë root): Kontrolluesi i PS3 është mjaft i mirë, por e bën pak të vështirë shkrimin e teksteve dhe është mjaft i madh për t’u futur në xhepin tuaj.

Natyrisht ju nuk e vendosni teksa jeni duke luajtur, por kur të shikoni video në YouTube ose Netflix, gjithmonë mund të jetë larg mbërritjes në çast.

Fatmirësisht, aplikacioni për Android BlueputDroid i zgjidh këto probleme. BlueputDroid lidhet me PS3 ose PC-në tuaj me Bluetooth. Sapo pajisjet të jenë çiftëzuar, ju mund ta përdorni aplikacionin për të kontrolluar sistemin tuaj duke e përdorur atë për ta ngjasuar me një tastierë ose një kontrollues gjashtë boshtor.

Mungesa e butonave fizikë e bën të pamundshme përdorimin e telefonit tuaj pa e shikuar këtë, kështu që nuk është gjë e dobishme për lojëra, por është më tepër se i përshtatshëm për shumicën e gjërave që do të mund të donit t’i bëni në sistem. Tastiera e bën të lehtë dërgimin e porosive tek shokët në PSN, kërkimin në YouTube ose shkrimin e informacioneve për llogarinë më lehtë se kurdoherë më parë.

Dhe, natyrisht, është shumë i mirë për ta kontrolluar kompjuterin tuaj nga larg, por është larg nga aplikacioni i vetëm që mund ta bëjë këtë gjë. Jo të gjithë telefonët janë me mundësi për ta përdorur këtë aplikacion, por nëse ju paraqitet ndonjë problem, zhvilluesi sugjeron që të provoni ta instaloni një ROM tjetër si CyanogenMod. Klikoni këtu për ta provuar. (Game World Albanian)

Lajmet e fundit>