Lojërat

Bloody Roar

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Bloody Roar

Bloody Roard është një lojë me dyluftime e krijuar nga Raizing si një lojë arcade. Më vonë u adoptua për PlayStation nga Hudson Soft dhe u publikua nga Sony Computer Entertainment.

Versioni arcade doli më 7 korrik 1997 dhe u quajt Beastorizer, ndërsa versioni për PlayStation doli më 6 nëntor 1997. Bloddy Roar është loja e parë e serisë me të njëjtin emër e cila më vonë u zhvillua në platforma të ndryshme.

Historia kryesore vërtitet rreth disa personazheve të quajtur “zoanthropes” të cilët kanë fuqi të transformohen në krijesa gjysmë kafshë dhe gjysmë njeri.

Gjithashtu në histori është dhe korporata Tyron, e cila do të shfrytëzojë këtë personazhe si mjete lufte. Loja u prit përgjithësisht mirë nga kritikët dhe mori vlerësime të mira për grafikën.

GameRankings e vlerësoi më 77.79% dhe në nëntor të 2009 loja u bë e disponueshme në PlayStation Network. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>