Lojërat

BloodRayne

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
BloodRayne

BloodRayne është një lojë aksion kap dhe gjuaj dhe është e para në serinë me të njëjtin emër.

Vetë loja është e bazuar në një seri librash komik dhe u krijua nga Terminal Reality dhe është influencuar shumë nga loja Nocturne.

Loja fillon në vitin 1933 dhe në një vend ku njerëzit besojnë në vampirë.

Të gjitha dyert dhe dritaret janë me kryqe për t’iu shmangur këtyre krijesave. Personazhi kryesor është Rayne, një vajzë e re e cila është në kërkim të babait të vet, por gjatë rrugës ajo vret gjithashtu shumë vampirë.

Gjithashtu ajo punon për Brimstone Society.

BloodRayne është e ndërtuar në bazë të akteve, njësoj si kur është vendosur në skenë.

Loja ka marrë një vlerësim të miksuar. GameRankings i dha 73.44%, ndërsa Metacritic 76/100. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>