Lojërat

BlizzCon shpalos të rejat gjatë ceremonisë

Oct 24 2010
0 Shpërndarje
BlizzCon shpalos të rejat gjatë ceremonisë

Para mijëra të pranishmëve në ceremoninë e njohur të organizuar nga Blizzard, BlizzCon 2010 këto ditë ishtë në aktivitet të plotë. Ceremonia u hap nga presidenti dhe themeluesi kryesor i Blizzard, Mike Morhaime bashkë me senior presidentin e zhvillimit kreativ të Blizzard, Chris Metzen, të cilët i përshëndetën rreth 20 000 të pranishëm në sallë, si dhe mbi 100 000 njerëz nga mbi 100 shtete që ishin duke e shikuar ceremoninë live me anë të DIRECTV. Ata gjithashtu morën kohën për të prezantuar risitë dhe të rejat për lojrat dhe materialin që gjenden në dyqanin e Blizzard këtë vit, si dhe një pasqyrë të qartë rreth disa risive dhe planeve për të ardhmen. Disa nga pikat kryesore të ceremonisë dy-ditore ishin:

Më shumë rreth World of Warcraft

Më World of Warcraft: Cataclysm që po vjen më 7 dhjetor, lojtarët do ta kenë mundësinë që ta porosisin paketën nga dyqani i Blizzard, të shkakrojnë të gjithë instalimin e përmbajtjes së DVD-ve, dhe të fillojnë të luajnë në momentin kur serverët do të startojnë në mesnatë, në datën 7 dhjetor. Mundësia për të porositur do të paraqitet së shpejti online, dhe për çdo informatë shtesë do te njoftoheni në www.blizzard.com.

Ekipi shpalosi edhe detajet rreth videos së re të Cataclysm, e cila debutoj para disa ditëve, të cilën mundeni ta shikoni edhe nga portali ynë. Si dhe punën e stafit prapa skenës dhe metodat interesante dhe kreative që ekipi i kinematografisë së Blizzard i përdorë në studio.

 

StarCraft II: 91 milion ndeshje dhe 4 harta të reja për lojën

StarCraft II: Wings of Liberty u lansua njëkohësisht në pesë kontinente dhe në 11 gjuhë më 27 korrik, dhe brenda dy ditëve, entuziastët e lojës e bënë atë lojën më të madhe për PC të vitit 2010 dhe lojën strategji më të shpejtë të shitur në të gjitha kohërat. Një muaj pas lansimit të lojës, komuniteti i StarCraft II kishte arritur tashmë numrin prej 3 milion lojtarëve, dhe deri më sot, lojtarët kanë ballafaquar njëri-tjetrin me më shumë se 91 milion ndeshje në Battle.net.

Blizzard ishin të lumtur t’i publikonin katër hartat (custom games) të reja që ishin duke u zhvilluar me anë të StarCraft II Editor nga ekipi i zhvilluesve të lojës, dhe këto harta ishin në dispozicion për t’u luajtur gjatë ceremonisë. Harta e reja ishin: StarJeweled, Aiur Chef, Left 2 Die dhe Blizzard DOTA, të cilët do të jenë në dispozicion për të gjithë lojtarët falas për StarCraft II: Wings of Liberty në muajt e ardhshme.

Risi të reja janë prezantuar gjatë pjesës së dytë të ceremonisë me të cilat do të njoftoheni së shpejti në gameworld.al

Lajmet e fundit>