Lojërat

Blizzard ndalon 5000 lojëtarë të Starcraft 2

Oct 1 2010
0 Shpërndarje
Blizzard ndalon 5000 lojëtarë të Starcraft 2

Para disa muajve Blizzard paralajmëroi lojtarët e Starcraft 2 për mosnxitje të mashtrimeve.

Paralajmërimi i Blizzard: Nëse një lojtarë i Starcraft 2 është gjetur duke mashtruar, duke sulmuar ose modifikuar në ndonjë formë apo tjetër, atëherë japin fund licencës dhe marrëveshjes që e kanë me të, dhe ai lojtarë përherë do të largohet nga loja. Kjo do të thotë se lojtari automatikisht nuk do të ketë më qasje në llogarinë e tij në Battle.net për të luajtur në Starcraft 2.

Duke ndjekur rregullat e tij Blizzard tani më ka çkyqur 5000 llogari, të cilat nuk i lejon më të kyçen pasi që kanë shkelur rregullat e Battle.net dhe marrëveshjet që janë bërë mes Battle.net dhe lojtarëve.

Blizzard rifreskon llogaritë e ndaluara: Në përgjithësi shpirti i lojës tek Battle.net është shumë fer dhe i drejtë, kurse mashtrimi dhe sulmi mund të prishin stabilitetin dhe performancën e këtij shërbimi, sepse ruajtja e qëndrueshmërisë, sigurimi, dhe eksperienca legjitime e lojëtarëve tanë është prioriteti kryesor për ne.

Lajmet e fundit>