Lajme lojërash

Blizzard ka prezantuar lojën më të re të saj të quajtur Overwatch

Nov 8 2014
0 Shpërndarje
Blizzard ka prezantuar lojën më të re të saj të quajtur Overwatch

Gjatë konferencës Blizzcon, kompania zhvilluese e lojës së famshme World of Warcraft, Blizzard Entertainment, ka prezantuar një lojë të re për PC të quajtur Overwatch. Zhvillimi i lojës janë drejtuar nga Jeff Kaplan, ish drejtor i lojës World of Warcraft.

Kaplan ka deklaruar së Overwatch është një lojë aksioni e bazuar në aksionet e luftës me shumë lojtarë. Blizzard shfaqi një video prezantuese për lojën si dhe disa momente gjatë luajtjes së saj. Në qoftë se e shikoni AftwrWatch do të vini re që ka ngjashmëri në disa aspekte me lojën Team Fortress 2. Një version beta i lojës Overwatch do të jetë i gatshëm në fillim të vitit 2015. Ju gjithashtu mund të regjistroheni në faqen online të lojës që ditën e sotme.

Blizzard e fut lojën Overwatch në kategorinë e FPS (First Person Shooter). Në videot e lojës që do të shikoni do të kuptoni menjëherë që koha e zhvillimit të lojës është diku në të ardhmen dhe ka pamje vizive me shumë stil. Për sa i përket historisë kronologjike të saj Blizzard ka deklaruar: “Në një kohë të krizës globale, një grup ushtarësh, shkencëtarësh, dhe aventurierësh ndërkombëtar janë mbledhur për të rikthyer paqen në botën e shkatërruar.

Pas shumë vitesh, influenca e grupit ra dhe më pas ishte shpërbërë. Grupi Overwatch mund të jetë shkatërruar po përsëri botës i nevojitet një hero”. Lojërat e Overwatch do të përbëhen nga dy grupe, të cilat kanë nga 6 lojtarë që do të luftojnë krah për krah kundër 6 lojtarëve të grupit kundërshtarë në harta të ndryshme të së ardhmes në vende si Egjipti dhe Anglia.

“Me çdo lojë të re të kompanisë Blizzard, ne po shikojmë tek aspektet më favorite, të cilat do të lejojnë përdorues të një spektri më të gjerë të bëhen pjesë e lojërave tona, ndërkohë që ne ofrojmë cilësitë që fansat kërkojnë”- deklaroi Mike Morhaime, CEO i Blizzard. Për të krijuar një ide mbi lojën mund të shikoni videon promocionale. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>