Lojërat

Blizzard i ofron pa pagesë tri lojërat e saj të hershme

May 3 2014
0 Shpërndarje
Blizzard i ofron pa pagesë tri lojërat e saj të hershme

Tre vite përpara se të bëhej e njohur si Blizzard Entertainment, kompania që tani është e famshme për krijimin e serive Warcraft, Diablo dhe Starcraft, ishte duke prodhuar lojëra si Silicon&Synapse. Tre nga lojërat që i zhvilloi Blizzard në vitet e hershme – The LostVikings, Rock N’ RollRacing dhe Blackthorne– tani mund të shkarkohen pa pagesë. Siç është zbuluar nga BlizzPro, anëtarët e Battle.net të cilët e shikojnë listën e lojërave të shoqëruara me llogaritë e tyre do të gjejnë të tri këto lojëra të listuara nën seksionin “Lojërat Klasike” që është shtëpia e titujve si StarCraft dhe Diablo II. Edhe pa një llogari në Battle.net, ato mund të shkarkohen duke shkuar këtu. Që të tri këto lojëra janë në dispozicion për t’u luajtur në kompjuterët me sistemin Windows; Blackthorne është e vetmja lojë që është në dispozicion për lojtarët në Mac.

Duket që kjo lëvizje është synuar për lojtarët në Shtetet e Bashkuara (ndonëse arsyeja se pse këto lojëra janë papritmas pa pagesë nuk dihet, pasi që Blizzard nuk ka bërë ndonjë lajmërim). Sidoqoftë, edhe lojtarët jashtë SHBA-së mund t’i tejkalojnë kufizimet, ku, siç tregon BlizzPro, mund të shkoni të ndryshoni rajonin tuaj në pjesën e poshtme të faqes – atë që duhet ta zgjidhni është “Americas – English (US)”.

The LostVikings dhe Blackthorne janë platforma 2D me një lojtar të vetëm, ku e para posedon enigma. Rock N’ RollRacing, siç mund ta paramendoni nga vetë emri, është një lojë me gara me makina. Që të tri këto ishin lëshuar si për kompjuterë, po ashtu edhe për konsolla. (GameWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>