Lajme lojërash

Blizzard fiton 7 milionë dollarë në gjyq për “bot” në WoW

Oct 22 2013
0 Shpërndarje
Blizzard fiton 7 milionë dollarë në gjyq për “bot” në WoW

Blizzard Entertainment ka fituar një padi kundër një ndërmarrje për “bot” në lojën World of Warcraft për 7 milionë dollarë. Sipas një raporti në GamesIndustry, padia ishte ngritur fillimisht nga Blizzard Entertainment kundër Ceiling Fan Software në dhjetor të vitit 2011.

Ceiling Fan Software dyshohej se ishte prapa një numri të “botëve” në World of Warcraft, duke përfshirë Shadow Bot dhe Pocket Gnome.

Një gjykatë në Kaliforni ka vendosur që Ceiling Fan Software të ndalojë operacionet dhe të paguajë për Blizzard Entertainment 7 milionë dollarë për dëmtimet.

Një deklaratë e postuar në uebfaqen e Ceiling Fan Software thotë që: “dy vite të betejës gjyqësore” nga organizata ku “të dy palët kanë kërkuar të drejtën tonë për të operuar dhe të drejtën tonë që konsumatori të luajë WoW siç zgjedhin ata”.

Ceiling Fan Software është duke pranuar donacione për ta pasur të mundur që të bëjë pagimin e faturave ligjore. Ndërmarrja amë Activision Blizzard ka zbuluar për një rënie të abonentëve në World of Warcraft më herët këtë vit.

Megjithëse janë 7.7 milionë lojtarë aktivë, publikuesi zbuloi që loja mbetet MMO-ja më e popullarizuar në botë.

Abonentët në World of Warcraft në tetor të vitit 2010 ishin 12 milionë. Loja ishte lëshuar në vitin 2004 dhe ishte ndjekur nga katër zgjerime: Burning Crusade, Wrath of the Lich King, Cataclysm, dhe Mists of Pandaria. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>