Lajme lojërash

Blizzard do të krijojë Diablo III për PS3 dhe PS4

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Blizzard do të krijojë Diablo III për PS3 dhe PS4

Në një pjesë të lajmërimit të Playstation 4, zv. Presidenti i Blizzard Chris Metzen doli në skenë me një surprizë të papritur.

Ai zbuloi se skuadra e Diablo III po punon për ta nxjerrë lojën për Playstation 3 dhe 4. Është hera e parë pas shumë kohësh që Blizzard krijon një lojë për platforma. Versionet për PS3 dhe PS4 do të kenë mbështetje full screen për 4 persona.

Edhe pse nuk doli asnjë video rreth lojës, Blizzard tha se do të prezantojë më shumë detaje në PAX East në Boston më vonë këtë vit. Nuk është akoma e qartë nëse Diablo do të jetë eksluzive për Playstation apo do të dalë dhe në konsola të tjera.

Gjithsesi fakti që Blizzard po krijon lojëra për konsola tregon që kanë ndermend të zgjerohen edhe në fusha të tjera veç asaj të PC.

Do të jetë interante të shikojmë se si Blizzard to të menaxhojë lojën RPG për konsola dhe nëse çdo gjë realizohet mirë, atëhere do të jetë një sukses shumë i madh për kompaninë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>