Lojërat

Blizzard balancon StarCraft II

Oct 25 2010
0 Shpërndarje
Blizzard balancon StarCraft II

Një pjesë e madhe e ceremonisë së Blizzcon ju kushtua edhe StarCraft II, përkatësisht balancimit të tij. Si përgjegjës në këtë rast, në skenë ishin Dustin Browder, dizajneri i përgjithshëm kryesor, David Kim dhe Matt Cooper, dizajnerë dhe përgjegjës në balancimin e lojës, si dhe dizajneri i sistemit të multiplayer, Josh Menke.

Në atë që mund të konsiderohet si një vazhdim i panelit të “Secrets of the Masters”, ekipi i Blizzard për dizajnimin dhe balancimin e Starcraft II u kthyen në skenë për të folur më gjerësisht për sistemin e multiplayer të strategjisë në kohën reale.

E për të kryer këtë detyrë të “frikshme”, Blizzard bazohet në mbështetje të një numri të mjeteve, duke përfshirë reagimet e komunitetit, pastaj reagimet pro, turnetë, dhe statistikat, e poashtu edhe në prototipin e programit të quajtur “Make Combat.” Browder theksoi se këto analiza të marra veç e veç do të ishin të pamjaftueshme për balancimin e lojës siç duhet. Megjithatë, të marra së bashku, ekipi ofron një vështrim të plotë në shumë aspekte të ndryshme që mund të ndikojnë në balancimin e lojës.

Hapi i parë drejt akordimit të lojës, sipas ekipit, është vlerësimi i lojtarëve në pergjithësi. Prej se komuniteti përbëhet nga një numrër shumë i madh të lojtarëve, duke luajtur me miliona ndeshje ndërmjet vete, ata janë në gjendje që vërtetë të bëjnë një vlerësim të pergjithshëm mbi lojën. Poashtu, komuniteti mund të frymëzoj debate produktive për strategjitë dhe kundërvënjet.

Vlerësimet nga lojtarët profesionistë janë gjithashtu të dobishme, sepse ata e dinë lojën shumë, shumë mirë. Ata shpesh ofrojnë vlerësime të thella kritike pasi që e studiojnë mirë lojën. Për fat të keq, këto vlerësime shpesh janë të kushtuara vetëm në një racë, pasi gati të gjithë profesionistët përqëndrohen në njërën prej racave Terran, Zerg ose Protoss. Gjithashtu, vlerësimi tek profesionistët është edhe më i vështirë sepse rezultati i një ndeshje mund të jetë si bazë e aftësisë së lojtarit apo sistemit të pabalancuar.

Në anën tjetër, edhe turnetë janë një mjet i dobishëm balancues, në të cilat ndeshjet konkurruese shpesh theksojnë gabimet dhe analizimet në balancim. E nëse ka një dobësi në lojë, atëherë profesionistët do të mundohen t’i shfrytëzojnë ato për të fituar.

Lajmi që u theksua në seancën e Blizzcon 2010 është Marketplace që do të ofrohet në Battle.net. Për herë të parë e detajizuar në BlizzCon 2009, Marketplace do të lejojë lojtarët e Starcraft II të shesin krijimet e tyre me porosi përmes Battle.net. Duhet thënë se kjo mundësi nuk do të jetë në dispozicion deri para fillimit të kapitullit të dytë të StarCraft II, i quajtur Heart of the Swarm që thuhet se do të arrijë në 2012.gameworld.al

Lajmet e fundit>