Lajme lojërash

Blind Legend, video loja 3D për njerëzit e verbër

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
Blind Legend, video loja 3D për njerëzit e verbër

Në momentin që një person kërkon një lojë të re për të blerë, gjëja e parë që ai kërkon të ketë loja është cilësia grafike dhe rrjedha e ngjarjeve. Pikërisht për këtë arsye shumica e kompanive të video-lojërave fokusohen në përmirësimin e grafikës. Po njerëzit të cilët kanë problem me shikimin a mund të argëtohen nëpërmjet lojërave njësoj si tjerët?

Ekziston një video lojë 3D që është krijuar posaçërisht për lojtarët e verbër. Krijuesit e lojës kanë si qëllim të zgjerojnë industrinë e lojërave, duke u dhënë mundësi edhe të verbërve që të luajnë. I njohur si Blind Legend, protagonisti i lojës është një kalorës i verbër, i cili duhet të udhëtojë nëpër pyll për të shpëtuar gruan e tij nga rrëmbyesit agresivë. Blind Legend është një lojë me rreziqe, e cila luhet vetëm nëpërmjet audios në pajisjet mobile. Ajo përmban një udhëzues me zë, që lejon lojtarët të gjejnë koordinatat e tyre vetëm nëpërmjet audios, dhe përdor ekranin me prekje të telefonit për të kontrolluar heroin. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>