Lojërat

Blade

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Blade

Blade është një lojë e bazuar në filmin e vitit 1998 Blade dhe mbi personazhin kryesor të luajtur nga Wesley Snipes.

Loja u krijua nga Activision për Game Boy Color dhe PlayStation dhe doli në nëntor të vitit 2000. Në lojë merret kontrolli i personazhit në titull në rrugën e tij plot labirinte dhe me vampirë të infektuar gati për ta vrarë.

Blade kalon mision pas misioni në magazine, kanale, muze, rrugë dhe klube nate duke luftuar krijesa shumë të njohura të letërsisë dhe artit si vampire, zombie, qenë vrasës dhe monstra. Për ta bërë misionin më të lehtë Blade ka një set arsenalësh dhe armësh si shpata tradicionale apo pistoletat, shotganet dhe automatikët, por gjithashtu ai mund të përdorë dhe grushtet e veta.

Secila nga armët ka 3 mënyra gjuajtje duke filluar nga standardja, eksplozivja dhe me argjend. Blade morri shumë vlerësime të dobëta për shkak të grafikës që i ka kaluar koha, loja e përsëritshme dhe e mërzitshme si dhe efekte zanore acaruese. GameSpot i dha 4.6 ndërsa Metacritic 51. (GameWorld Albanian)

Tags >

Blade
Lajmet e fundit>