Lojërat

BlackBox fitues të GW Online Spring Cup

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
BlackBox fitues të GW Online Spring Cup

BlackBox ka dominuar plotësisht në këtë turne online, duke e dëshmuar edhe në fund duke fituar në finalen e madhe kundër COBRA me 2-1 në harta.

Ekipi i shëndritshëm i BlackBox ishin të pandalshëm deri në fundin e turneut. Këtë e dëshmoi edhe fakti se ata kanë humbur vetëm një map në tërë turneun.

Pas një rrugëtimi të bukur nga ky ekip, ku gjendej në grupin B me ekipet si urbaNGuerillaz, Aow e TOGETHER, e më pas në 1/8 e finales ku ishin përballë cyx-gaming, e më vonë në gjysmfinale kundër defektteam, arritën deri në finalen e madhe ku ishin të pandalshëm në krye me lojtarin në topformë Ardian ‘ArdiaN’ Dodaj.

Deri në këtë fazë përfundimtare ky ekip nuk pësoi asnjë humbje të vetme, dhe u largua nga faza e grupeve me pikë të plota, e me fitore nga 2-0 në mapa në 1/8 e finales e gjysmëfinale, deri në finalen e madhe ku mposhti COBRA me 2-1.

 

Gjithçka filloi në dust2, kur pas knife-round COBRA u vendosën si ct, e BlackBox si tt. COBRA pothuajse përfunduan këtë map menjëherë, duke përmbyllur pjesën e parë me 11-4. Por nuk ndodhi ashtu, pasi BlackBox morrën disa runda të shpejtë, por COBRA kontrolluan deri në fund këtë map dhe e fituan atë me 16-13.

E tërë ajo bukuri vazhdoi në inferno, ku Blackbox ishin përsëri si tt, e COBRA ct. Por, kësaj rradhe BlackBox ishin shumë të sigurtë në këtë anë si t, duke fituar 12 runda e duke i lënë vetëm 3 ekipit kundërshtar. Pas ndërrimit të anëve COBRA nuk arritën më shumë se 6 runda pasi BlackBox vetëm se kishin përfunduar mapën e dytë me 16-9 për të barazpeshuar gjithçka.

Fituesi i turneut do të vendosej në mapën finale, nuke. Ishte një finale thjeshtë thënë fantastike, pasi të dy palët treguan më të mirën e tyre. Filloi si në 2 mapat e para, BlackBox si tt, e COBRA ct. Rezultati shkonte herë në njërën anë, e herë në tjetrën, dhe pas pjesës së parë BlackBox ishin në +1 rund pasi rezultati i kësaj pjese tregonte 8-7 në favor të tyre. COBRA mbledhën të gjithë forcat e tyre për të rikthyer ndeshjen por nuk arritën më shumë se 6 runda, duke i mundësuar BlackBox të grumbullojë 8 rundët e nevojshëm për të fituar në përgjithësi tërë turneun me 2-1 në mapa.

Renditjet përfundimtare të GameWorld Online Spring Cup:

1. BlackBox

2. COBRA

3. Bacardi

Pas kësaj finale vërtetë të bukur, ne i urojmë fitoren ekipit të BlackBox, suksese COBRA dhe të gjitha ekipeve pjesëmarrëse.
Ju falemnderit edhe ju anëtarë, që na keni dhënë një ndihmë të mjaftueshme në shumë aspekte, me respekt stafi GameWorld.

Tags >

game
Lajmet e fundit>