Lajme lojërash

Black Ops II është loja më e porositur në Amazon

Nov 15 2012
0 Shpërndarje
Black Ops II është loja më e porositur në Amazon

Loja Call of Duty ka thyer rekordin e mbajtur më parë nga Modern Warfare 3. Call of Duty: Black Ops II ëshë loja më e porositur në faqen e kompanisë, sipas një përfaqësuesi të saj.

Black Ops ka rrëzuar nga froni Call of Duty: Modern Warfare 3. Amazon nuk ka dhënë shifra për suksesin e lojës më të re, duke mos bërë komente të tjera.

Black Ops II jo vetëm që është loja më e porositur në Amazon, por mund të bëhet edhe më e shitura në historinë e shitjeve të kësaj faqeje. Call of Duty:

Black Ops II do të hidhet në qarkullim në të gjithë botën për Xbox 360, PlayStation 3 dhe PC. Kjo lojë pason lojën e suksesshme origjinale Black Ops të vitit 2010, që është loja me më shumë shitje në botë, me më shumë se 25 milionë copë deri në gusht 2011. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>