Lajme lojërash

Black Ops II e rrëzoi DmC: Devil May Cry nga lista e lojërave më të shitura

Jan 31 2013
0 Shpërndarje
Black Ops II e rrëzoi DmC: Devil May Cry nga lista e lojërave më të shitura

Call of Duty: Black Ops II e mori vendin e parë edhe në vitin 2013 për shitje në Britaninë e Madhe gjatë javës së kaluar.

Hiti i Capcom-it DmC: Devil May Cry ka rënë në vendin e katërt sepse nuk ishte në gjendje ta mbajë vendin e parë që dy javë. Kjo është hera e parë që Black Ops II arrin në krye në vitin e parë.

Fifa 13, e cila ishte në vendin e parë të listës në dy javët e para të muajit janar, gjendet në vendin e dytë derisa Far Cry 3 gjendet në vendin e tretë.

Loja e vetme e re nga java e kaluar – The Sims 3: ’70s, ’80s, ’90s Stuff, gjendet në vendin e 36 të shitjeve. Top 10 lojërat e të gjitha formateve për datën 26 janar janë si më poshtë. (GameWorld Albanian)

1. Call of Duty: Black Ops II

2. FIFA 13

3. Far Cry 3

4. DmC: Devil May Cry

5. Assassin’s Creed III

6. Need for Speed: Most Wanted

7. Just Dance 4

8. Football Manager 2013

9. The Elder Scrolls V: Skyrim

10. Hitman: Absolution

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>