Lojërat

BioWare ngacmon të ardhmen e Mass Effect

Feb 4 2012
0 Shpërndarje
BioWare ngacmon të ardhmen e Mass Effect

 

Më 6 mars është planifikuar të bëhet lëshimi për treg i Mass Effect 3 për Xbox 360, PlayStation 3 dhe kompjuterë personalë, duke paraqitur fundin e trilogjisë Commander Shpeard. Sidoqoftë, kjo degë ende mund të mbijetojë.

Duke folur për OXM, prodhuesi ekzekutiv i Mass Effect 3, Michael Gamle, ngacmoi  të ardhmen e serive Mass Effect, duke thënë që BioWare duhet të bëjë shumë gjëra nëse vendos që të bëjë një lojë të re të bazuar në atë “univers”. “Duke mos pasur ndonjë rrugë të caktuar, ju mund të mendoni për shumë, shumë fusha të ndryshme përgjatë [pronës intelektuale], përgjatë historisë, ku duhet të fitohen luftëra të mëdha, të zhvillohen beteja të mëdha dhe shumë zhvillim duhet të bëhet rreth asaj se nga vijnë këto gara, si erdhën ato,” thotë ai.

Gamble tha që nuk është bërë ndonjë vendim, por përsëriti që “e ardhmja është gjerësisht e hapur” për atë që studioja prodhuese do të mund të ishte duke punuar nga franshiza e cila do të kalojë përpara.

 

Mass Effect 3 do të lëshohet më 3 mars dhe lojtarët i ka vendosur në rolin e Shpeardit, i cili tani, për të ruajtur botën, duhet të udhëtojë përgjatë galaktikës duke u munduar që të marrë me vete mbështetje nga civilizimet e jashtëtokësorëve./gameworld.al

 

Lajmet e fundit>