Lojërat

BioWare konfirmon Dragon Age II

Sep 5 2010
0 Shpërndarje
BioWare konfirmon Dragon Age II

BioWare ka konfirmuar projektin e ardhshëm Dragon Age 2 që po përgatitet të dal në treg në vitin e ardhshëm.

Dragon Age II do të jetë një vazhdim i Dragon Age: Origins, lojë me zhanër të role-playing që u bë hit në vitin e kaluar. Caku i daljes në treg i këtij projekti thuhet të jetë muaji Mars, 2011.

Dragon Age II është e vendosur në një periudhë 10 vjeçare duke u bazuar nga BioWare. Për dallim nga Dragon Age: Origins, raca e karakterit kryesor nuk mund të ndërrohet. Mirëpo klasa dhe gjinia do të mund të modifikohen. Bëhet fjalë për Hawke, njëri nga rolet kryesore që do të marr pjesë në vazhdimin e storjes që e kemi përjetuar tek Origins. Ai ishte njëri prej të mbijetuarve nga qyteti i Lothering i cili udhëton në veri të Kirkwall, qytet në Free Marches. Aty Hawke bëhet pjesë e ngjarjeve dhe luftërave që e presin.

Në imazh shihet Hawke gjatë lojës. Por ju do të mund ta caktoni klasën dhe dukjen e tij.

Në përgjithësi, në  këtë projekt ju presin eksperienca shumë të reja dhe me plot befasi duke përfshirë edhe sistemin e ri te luftës dhe akcioneve brenda lojës. Loja pritet që gjate Marsit në 2011 të dalë për PC, e gjithashtu edhe për PlayStation 3 dhe Xbox 360. BioWare njëkohësisht po punon edhe në projekte tjera siç janë StarWars: The Old Republic dhe Mass Effect 3.

 

Lajmet e fundit>