Lajme lojërash

Bioware kërkon sugjerime nga fansat mbi zhvillimin e lojës së re Mass Effect

Jul 19 2014
0 Shpërndarje
Bioware kërkon sugjerime nga fansat mbi zhvillimin e lojës së re Mass Effect

Prodhuesi i kompanisë Bioware, Michael Gamble, ka lajmëruar në Twitter për formularin i cili do të ndihmojë skuadrën e programuesve të kompanisë në zhvillimin e serisë së re të lojës Mass Effect. Bioware fton të gjithë fansat dhe dashamirësit e lojës Mass Effect që të japin përshtypjet dhe pikëpamjet e tyre mbi lojën.

Dashamirësit e kësaj loje i janë përgjigjur në mënyre masive thirrjes së bërë nga kompania. Të gjithë mund të kontribuojnë duke dhënë mendimet e tyre në këtë adresë http://www.surveymonkey.com/s/69HFZTS. Akoma nuk dihet shumë mbi lojën e re Mass Effect 4. Në Konferencën EA kompania Bioware më shumë foli mbi konceptin e lojës duke mos dhënë të dhëna mbi datën e nxjerrjes në treg. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>