Lajme lojërash

BioWare diskuton mbi spin-off të Mass Effect

May 15 2013
0 Shpërndarje
BioWare diskuton mbi spin-off të Mass Effect

BioWare ofroi një lajmë të ri për sa i përket spin-off – ve të ndryshme mbi serinë e Mass Effect.

Producenti ekzekutiv Casey Hudson i tha OXM se do të ishte e bukur nëse do të dilte një lojë e re që do të tregonte një histori totalisht të re, të ndarë nga historia kryesore.

“Ka shumë gjëra që mund të tregohen në universin e Mass Effect” tha ai. “Do të ishte e bukur të bëhej diçka totalisht e pavarur nga historia e madhe, si p.sh. ajo e një investigatori privat në Citadel. Ose diçka që është e lidhur me Garrus në C-Sec.

Pjesëtarë të tjerë të stafit si Mac Walters, Dusty Everman, Mike Gamble dhe Preston Watamaniuk thanë se personazhe si Aria, Njërius i iluzionve, Kai Leng dhe Javik të gjithë meritojnë historitë e tyre të veçanta.

BioWare po vazhdon punët me Legendary Pictures për një film të ri Mass Effect. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>