Lojërat

BioShock

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
BioShock

BioShock është një lojë me qitje në veten e parë e krijuar nga Irrational Games dhe e publikuar nga 2K Games.

Loja doli për PC dhe Xbox 360 në gusht të 2007, ndërsa versioni për Playstation 3 në tetor të 2008 dhe ai për Mac OS X në tetor të 2009. Koncepti i lojës është i bazuar në objektivizmin e Ayn Rand si dhe atë të George Orwell.

Loja konsiderohet si një pasardhëse jo zyrtare e serive System Shock.

BioShock vendoset në vitin 1960, në të cilën lojtari kontrollon personazhin e quajtur Jack pasi avioni i tij bie në një oqean i cili ka një rrugë drejt qytetit nën ujë të quajtur Rapture.

Jack kërkon një mënyrë arratisje duke përdorur teknologjinë e qytetit, por në të njëjtën kohë duke u ndeshur me armiq të shumtë. BioShock ka elemente horror mbijetese dhe RPG, duke i dhënë lojtarit mundësi të ndryshme për t’iu afruar kundërshtarëve të vet, si dhe gjithashtu zgjedhje morale si shpëtimi apo vdekja.

Loja u vlerësua në shumë aspekte si historinë morale që kishte apo ambientin e veçantë.

GameRankings e vlerësoi me 94.58%, ndërsa Metacritic me 96/100.

Specifikat:

CPU: Intel Core 2 Duo

RAM: 1 GB

HDD: 8 GB

Grafika: Nvidia GeForce 7900 GT  (GameWorld Albanian)

Tags >

BioShock
Lajmet e fundit>