Lajme lojërash

BioShock Infinite shet 4 milionë kopje

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
BioShock Infinite shet 4 milionë kopje

BioShock Infinite tani ka shitur 4 milionë njësi dhe pritet të bëhet njësia më e shitur në seri, sipas komenteve nga CEO i Take-Two, Strauss Zelnick, i cili i bëri këto komente gjatë një thirrjeje për fitimet.

Zelnick zbuloi po ashtu që Borderlands 2 tani ka shitur 7 milionë njësi në mbarë botën. Loja është rrugës për t’u bërë lëshimi më i shitur në histori të degës së 2K Games. Së fundi, ekzekutivi tha që NBA 2K13 tani ka shitur 6 milionë kopje dhe është duke pasur shitje dixhitale që po shënojnë rekord.

Zelnick foli po ashtu edhe për XCOM: Enemy Unknown për iOS. Ai nuk dha ndonjë përditësim të saktë për shitjet e lojës, por tha që ka dëshmuar që “lojtarët janë duke dëshiruar që të paguajnë një çmim shtesë për përvojë shtesë”. Ai shtoi që suksesi i vet ka çuar Take-Two që të shqyrtojë atë se si ndryshe ajo mund të adoptojë degët e veta për platformat mobile. (GameWorld Albanian)

Tags >

BioShock
Lajmet e fundit>