Lojërat

Bionic Commando

Oct 11 2012
0 Shpërndarje
Bionic Commando

Bionic Commando është një lojë aksion-aventurë, pjesë e serive të Bionic Commando. Loja është e zhvilluar dhe e publikuar nga Capcom në bashkëpunim me zhvilluesin Suedez GRIN dhe e prodhuar nga Ben Judd.

Loja është një vazhdim i versionit të 1988 për NES dhe është një rindërtim e Bionic Commando Rearmed. Versionet për konsola u shfaqën në Amerikën e Veriut më 19 maj dhe versioni për PC më vonë. Bionic Commando është një lojë në të cilën lojtari kontrollon një personazh me emrin Nathan Spencer. Loja përdor disa mekanizma të cilat punojnë si barriera.

Këto barriera përdoren për të mbajtur lojtarin brenda kufijve të dizajnit linear. Nathan Spencer është i aftë të shënjestrojë disa armiq ndërsa varet, ngjitet nëpër ndërtesa apo edhe në gjys-hedhje, gjatë përdorimit të të ashtuquajturës Bionic Arm e cila gjithashtu mund të përdoret edhe të sulmojë armiqtë në largësi të afërt.

Krahu mund të përdoret për t’u kapur dhe për të hedhur objekte si gura apo makina mbi armiqtë. Përveç kësaj, ai është i ngarkuar me këpucë të cilat e lejojnë të shkelmojë objekte armiqve. Këto këpucë janë arsyea që Spencer nuk merr dëmtim kur bie nga lartësi të madhe.

Bionic Commando ka marrë shumë vlerësime me një mesatare të mirë. IGN i dha notën 8 duke e vlerësuar për vizualin dhe historinë e papritur. GameTrailers i dha 7.7 ndërsa Game Informer 6.25/10. Game Spot nuk e vlerësoi shumë vetem me notën 6, duke thënë se ka disa momente të bukura, por kënaqësia vjen vetëm nga aftësia e krahut Bionic. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>