Lajme lojërash

Bie çmimi i Kinect me 40$

Aug 26 2012
0 Shpërndarje
Bie çmimi i Kinect me 40$

Afërsisht 2 vite pas debutimit të vet, Kinect bëri më në fund uljen e parë në çmim, ditë e mërkurë. Për më tepër, Microsoft-i ka zbritur 40$ nga platforma me sensorë lëvizje që kushtonte fillimisht 149.99$.

Siç e dimë të gjithë, Kinect pati direkt një ndikim të madh në treg, duke shitur 10 milionë kopje në vetëm 60 ditë. Nisur ndoshta nga kjo, kompania nga Redmond e kishte të vështirë të justifikonte çmimin e vet, duke parë gjithashtu mungesën e theksuar në lojra.

Pas uljes së çmimit, sensorët Kinect kushtojnë 109,99$ në SHBA. Në të njëjtën kohë, Microsoft ka lajmëruar për ulje dhe në rajone të tjera, por jo për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Japoninë.

“Sot po lajmërojmë një çmim të ri për Kinect. Çmimi i ri i reduktuar do të jetë 109,99$ për SHBA. Do të ketë gjithashtu ulje në Amerikën Veriore, Amerikën Latine dhe Azinë Paqësore atje ku shitet Kinect,” shkruajti Larry Hryb i Microsoft-it në një blog të vetin. “Çmimi do të variojë nga rajoni dhe nga monedha. Për vende si Evropa dhe Japonia nuk ka plane ulje.” (GameWorld Albanian)

Tags >

Kinect
Lajmet e fundit>